Festimi juaj Dasma në Hotelveri

Hotelveri – Oazi i Dasmës Tuaj

Hotelveri bën diferencën dhe dasma juaj e ëndrrave mund të bëhet realitet me ne.
Ju mirëpresim Ju dhe të ftuarit tuaj në ditën e dasmës suaj!

Ne e dimë rëndësinë e dasmës suaj, ngjarjen që ndodh një herë në jetë dhe domethënien e saj për çdo çift. Na lini ne t’ju ndihmojmë në këtë ditë të veçantë…

dasma4

Kujdes dhe përkushtim i veçantë i kushtohet  përgatitjes së menusë që ju deshironi, duke përdorur përbërësit më të përzgjedhur dhe më të freskët. Për çdo rast, nëse ju keni kërkesa specifike  apo ndonjë deshirë të veçantë, ne do të jemi shumë të lumtur të krijojmë për ju një menu që i përshatatet kërkesave tuaja.

Kreativiteti është i mirëpritur… Çdo dëshirë dhe kërkesë që ju keni, do të bëhet realitet nga ana jonë. Hapësirat tona ideale si salla elegante dhe tarraca në qiell të hapur mund të jenë vendi ideal për organizinmin e dasmës suaj.

dasma2
dasma2
dasma2

Stafi i Organizimit të Dasmave në Hotelveri me staf te kualifikuar

DHE ÇIFTI I RI DO TË GËZOJË PËRFITIMET E MËPOSHTME QË PËRFSHIN PAKETA JONË SPECIALE E DASMAVE:
  • Akomodim falas në Suitën tonë martesore natën e martesës
  • Shampanjë dhe luleshtrydhe  të shërbyera në Suitën martesore
  • Buqeta e nuses
  • Torta ceremoniale e dasmës e krijuar nga Shefat tanë
  • Test menu për 2 (dy) persona
  • Akomodim falas në përvjetorin e parë të martesës
  • Çmime speciale akomodimi për dhomat e rezervuara për të ftuarit e dasmës
  • Asistencë  për të gjetur destinacionin perfekt për muajin e mjaltit.
    Me më shumë se 1000 hotele në të gjithë globin ne jemi në gjendje t’ju ndihmojmë për të përjetuar kujtime të paharrueshme
  • Stafi ynë mund t’ju asistojë sipas kërkesave tuaja me shërbimet shtesë që kryhen nga agjenci të specializuara si:
    1. dekorimi i ambienteve
    2. ftesat
    3.  fotografi
    4. muzika
    5. aksesorë
    6. lule
    7. stilim i flokëve
    8. veshja e nuses dhe e dhëndrit